“MEZI PO PRESIM…”/ Orinda Huta publikon VIDEON emocionuese teksa bebi i gjuan në bark – AlpeGossip
“MEZI PO PRESIM…”/ Orinda Huta publikon VIDEON emocionuese teksa bebi i gjuan në bark

“MEZI PO PRESIM…”/ Orinda Huta publikon VIDEON emocionuese teksa bebi i gjuan në bark

Në vetëm pak javë, Orinda Huta dhe Turjan Hysko pritet të bëhen prindër për herë të parë me një vajzë.

Teksa të gjithë shijojnë bregdetin dhe freskinë e plazhit, Orinda duket se e ka kaluar të shtunën në shtëpi me Rubyn që e shoqëron gjithmonë. Moderatorja ka ndarë dhe një video ku duken “trokitjet” e para të së voglës e cila gjuan barkun e mamit.
“Mezi po presim t’i takojmë ato këmbë këmbë të vogla”, ka shkruar Orinda krah videos.
Huta e dha lajmin e shtatzënisë në nisje të pranverës me disa foto ku dukej barku i rrumbullakosur dhe veshja ngjyrë rozë që na njohu dhe me gjininë e bebit. Që prej atij momenti, Orinda dhe Turjani kanë treguar se po e presin me shumë emocion ardhjen e pjesëtares më të vogël të familjes, që i ka sjellë shumë gëzim që tani.