PASI E DASHURA TREGOI BARKUN E RRUMBULLAKOSUR/ Alban Ramosaj thyen heshtjen: Ju falenderojmë për… – AlpeGossip
PASI E DASHURA TREGOI BARKUN E RRUMBULLAKOSUR/ Alban Ramosaj thyen heshtjen: Ju falenderojmë për…

PASI E DASHURA TREGOI BARKUN E RRUMBULLAKOSUR/ Alban Ramosaj thyen heshtjen: Ju falenderojmë për…

Lidhja e Alban Ramosajt me modelen Niki Delijorgji është komentuar shumë në media sidomos prej deklaratave të tyre. Ditën e djeshme Niki tërhoqi vëmendjen duke postuar në Instastory një foto ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur. “Urime babush”, shkruante modelja duke etiketuar Albanin. Menjëherë nisën urimet për këngëtarin dhe ky i fundit e vazhdoi shakanë mes tyre duke e ripostuar foton e të dashurës e duke thënë se prisnin binjakë.

Por kur ka parë që çështja është bërë serioze, Albani ka vendosur të zbulojë të vërtetën. “Para se të na dalë situata nga dora, (përveç mesazheve dhe qindra telefonatave, fqinjët e mi trokitën në derën time për të më uruar se do të bëhem baba). Për t’u sqaruar, është një metaforë. Ne jemi duke punuar si çift për disa projekte. Jeni të gjithë shumë të mirë dhe ju falenderojmë për urimet gjithsesi”, shkruan Albani.