Rozana Radi është rikthyer në “Këngën Magjike” me një baladë dashurie të titulluar “Kur përfundon një dashuri si e jona”.
Teksti i thellë është punuar nga vetë këngëtarja, ndërsa për muzikën është kujdesur Kledi Bahiti.
Në një prononcim për Ora News, Rozana zbuloi se kënga lindi nga kujtimet e dashurive të mëdha, të cilat na japin puthjen e fundit, jo të parën.
Edhe pse ka vetëm pak minuta që është publikuar, kënga është pëlqyer nga publiku duke e bërë kështu një nga pretendentët për fitoren. Mbetet për tu parë nëse Rozana Radi do të përsërisë në këtë 20-vjetor të Këngës Magjike suksesin e vitit 2016 me “Ma thuaj ti”.













