“MOS MERR POZA”/ Elita Rudi i bën zbor Gjikos me nazet e shtatzënisë (FOTO) – AlpeGossip
“MOS MERR POZA”/ Elita Rudi i bën zbor Gjikos me nazet e shtatzënisë (FOTO)

“MOS MERR POZA”/ Elita Rudi i bën zbor Gjikos me nazet e shtatzënisë (FOTO)

Nuk e dimë përse, por Gjiko i kishte hyrë me ‘themel’ profilit të tij në “Instagram”, duke lënë në faqe vetëm 7 postime, ndërsa pjesa tjetër ishte zhdukur!  Ama reperi, i cili prej pak ditësh ka publikuar edhe hitin më të fundit me titull “Bakllava”, publikoi edhe një foto të re ku pozonte përpara kameras shumë serioz i veshur sportiv, teksa mbante një kapuç në kokë.

“Zemra e gjej rrugën e vet” – shkruante krahas postimit Gjiko.

Mirëpo, të gjithë e harruan foton kur menjëherë bashkëshortja e tij, Elita Rudi nisi me ‘ankesat’ e saj për reperin. Siç ndodh pas martesës, mesazhet e dashurisë kthehen në ato ‘bli bukë’ dhe çifti i njohur nuk bën aspak përjashtim! Elita i kërkon bashkëshortit të lërë pozat, por të blejë ushqimet!

“Mos merr poza fort por shko më ble bukëëën! Edhe limona, se i kam ngrënë të gjitha dhe gjej një makinë që bën akull rrugës. Të dua bebe” – shkruan Elita Rudi.

Gjithsesi, Elitës i falen të tilla kërkesa (edhe në publik), pasi moderatorja është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë.

View this post on Instagram

Kick me baby one more time😆

A post shared by Elita Rudi Gjikolli (@elita.rudi) on