Me 18 dhjetor, reperi Mozzik dhe bashkëshortja e tij Loredana Zefi mbajtën për herë të parë në krahë vajzën e tyre, Hana. Plot gëzim, Mozzik prezantoi vogëlushen me fansat e tij, ndërsa Loredana u justifikua përse nuk e pranoi asnjëherë pritjen e ëmbël në rrjetet sociale.
Por me ardhjen e Hanës në jetë, shumë gjëra të bukura kanë ndodhur! Fillimisht, vogëlushja u bë pjesë e “Instagram-it” me një llogari që numëron rreth 144 mijë ndjekës, ku prindërit e saj na bekojnë me foto të reja të vogëlushes.
Së dyti, kemi më në fund një foto të Loredanës me barkun e rrumbullakosur! Ishte Mozzik, i cili na zbuloi një moment nga periudha e pritjes së ëmbël në rrjetet sociale. Ata pozojnë përpara pasqyrës të veshur me pizhame, ndërsa Loredana përkëdhel barkun e rrumbullakosur.
Më në fund, e shuam edhe kuriozitetin sesi dukej Loredana shtatzënë…