BEFASOHEN FANSAT/ Fero merr vendimin e papritur – AlpeGossip
BEFASOHEN FANSAT/ Fero merr vendimin e papritur

BEFASOHEN FANSAT/ Fero merr vendimin e papritur

Reperi i njohur Fero është komentuar shumë në media së fundmi pasi jeta e tij ka ndërmarrë një sërë ndryshimesh. Ai u largua nga labeli ‘On Records’, u largua nga Shqipëria dhe u zhvendos në Berlin e për më tepër u nda dhe nga e dashura, modelja Arbenita Ismajli.

Së fundmi nga një postim i bërë në Instastory, Fero iu ka dhënë mundësi fansave ta pyesin për ç’të duan dhe ai iu ka kthyer përgjigje. Mes të tjerash, reperi ka treguar se ndryshimet do të ndihen dhe në këngë. Një ndër ndjekësit e tij e ka pyetur nëse kënga e re do të ketë shumë dissa dhe Fero i ka habitur të gjithë me përgjigjen.

Të gjithë e dinë se ai i ka thumbuar shpesh reperët e tjerë por mesa duket e ka ndarë mendjen që të mos e bëjë më dhe ka hequr dorë nga disset. ‘Jo s’ka më dissa’, ka shkruar ai.