PARA NJË MUAJI DHA LAJMIN/ Robert Berisha tregon se si ndihet pas ndarjes – AlpeGossip
PARA NJË MUAJI DHA LAJMIN/ Robert Berisha tregon se si ndihet pas ndarjes

PARA NJË MUAJI DHA LAJMIN/ Robert Berisha tregon se si ndihet pas ndarjes

Një muaj më parë, këngëtari i njohur Robert Berisha dha lajmin e trishtë se martesa mes tij dhe Nora Istrefit kishte marrë fund.

Nëpërmjet një fotoje në Instagram, Roberti njoftoi se ai dhe Nora nuk ishin më bashkë, mirëpo tregoi se do të ruante gjithmonë respektin për të dhe do t’i gjendej gjithmonë pranë sa herë të ishte nevoja.

Pas këtij lajmi, Roberti dhe Nora u bënë kryefjala e mediave dhe në rrjet qarkulluan lajme për lidhjet e tyre të reja të dashurisë.

Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar dhe ndërkohë që të gjithë janë kuriozë për jetën e Norës dhe Robertit pas ndarjes, këngëtari ka treguar si po e kalon këtë situatë.

Në një foto në Instastory, Roberti ka pozuar duke buzëqeshur, mirëpo fjalët e shkruara na lënë të kuptojmë se asgjë nuk është siç duket.

“Pas buzëqeshjes time është gjithçka që s’do ta kuptosh kurrë.”- janë fjalët e Robertit, të cilat me siguri i referohen ndarjes me Norën.

Duket se vendimi nuk ka qenë i lehtë për asnjërën nga palët, megjithatë arsyet që i shtynë drejt ndarjes duhet të kenë qenë shumë të forta.

Vetë çifti nuk ka bërë ende asgjë të ditur lidhur me këtë situatë.