”JAM E SHOKUAR”/ I vjedhin idetë e biznesit, Rezarta Shkurta shpërthen keq: Pseudo artistët. Si do ja bëjë kur… – AlpeGossip
”JAM E SHOKUAR”/ I vjedhin idetë e biznesit, Rezarta Shkurta shpërthen keq: Pseudo artistët. Si do ja bëjë kur…

”JAM E SHOKUAR”/ I vjedhin idetë e biznesit, Rezarta Shkurta shpërthen keq: Pseudo artistët. Si do ja bëjë kur…

Rezarta Shkurta është një nga personazhet më të njohur të publikut shqiptar. Edhe pse ka disa kohë e shkëputur nga muzika, Rezarta vazhdon të jetë tepër aktive nëpërmjet rrjeteve sociale.

Prej kohësh tashmë, bukuroshja është fokusuar tek biznesi i saj por mesa duket disa gjëra e shqetësojnë me këtë gjë. Ditën e djeshme dhe të sotme, Rezarta ka publikuar në Instagramin  e saj disa foto nga ku tregohet se një tjetër biznes, vjedh idetë e atij të Rezartës dhe i trajton si të jenë të vetat.

Rezarta u shpreh se kjo nuk është hera e parë që i ndodh diçka e tillë pasi dhe më parë ka patur një rast të këtij lloji dhe sigurisht nuk i ka lenë personat përgjegjës pa u ndëshkuar.

Këngëtarja shprehet se edhe këtë herë ajo do të sigurohet që t’i japi një mësim të mirë të gjith atyre që nuk respektojnë të drejtat e biznesit të saj. /AlpeGossip.al