Miliarderi iranian, Sasha Sobhani, u bë shumë i njohur në vendin tonë që pas lidhjes me këngëtaren Morena Taraku. Ndonëse ata nuk e bënë publike romancën e tyre u komentuan gjatë në media dhe ndarja e tyre mori një vëmendje të madhe për shkak të akuzave ndaj njëri-tjetrit.
Mirëpo, siç duket Sasha është i fiksuar me vajzat shqiptare pasi vetëm pak ditë më parë ai publikoi një foto të modeles shqiptare Vildane Zeneli dhe e etiketoi atë duke treguar pëlqimin e tij.
Siç duket Vildane me Sashën njihen pasi në një postim që miliarderi bëri pak më parë, modelja bukuroshe nuk ngurroi që t’i komentonte.
“Mendjet e mëdha mendojnë vetëm”, shkruante Sasha pranë fotos ndërkohë që Vildane i komentoi: “Përshkrim i bukur, jam dakord”, ndërsa miliarderi iranian ia ktheu me një emoji trëndafili.