FITOI BETEJËN ME KANCERIN/ Aktorja e njohur poston foton me flokët e rëna: Jam e lumtur që jam gjallë – AlpeGossip
FITOI BETEJËN ME KANCERIN/ Aktorja e njohur poston foton me flokët e rëna: Jam e lumtur që jam gjallë

FITOI BETEJËN ME KANCERIN/ Aktorja e njohur poston foton me flokët e rëna: Jam e lumtur që jam gjallë

Ajo është një ndër aktoret më të preferuara të serialit “Shtëpiake të Dëshpëruara”. Po flasim për Marcia Cross e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar se është shumë e lumtur që është gjallë pas betejës me kancerin.

Ajo shkruan se ka vuajtur nga kanceri anal por tashmë është në gjëndje të mirë shëndetësore pasi ia doli ta mundte atë.

“Jam shumë e lumtur dhe njëkohësisht mirënjohëse që jam gjallë, por gjithsesi pak e trishtuar sepse flokët e mi kanë rënë dhe janë vetëm 2.5 cm të gjatë”- shprehet aktorja.

Fansat të cilët nuk kishin informacion për gjëndjen e saj kanë shkruar të habitur duke kërkuar më shumë informacion. Duket se kjo e ka “detyruar” aktoren të bënte një tjetër postim ku shkruan :

“Ndjekësit e mi të dashur. Ju kërkoj ndjesë që nuk u shpreha mirë në postimin e parë. Unë kam fituar betejën me kancerin dhe tani çdo gjë është shumë mirë. Ishte një udhëtim i vështirë dhe i gjatë por jam shumë e lumtur dhe mirënjohëse. Ju falenderoj për dashurinë dhe mbështjetjen e madhe që më jepni”- ka përfunduar Marcia.