Sapo ka nisur projekti humanitar “ Në vend të Adelës“ në Art Urbina. Ky projekt ka si qëllim ku shuma e parave që do të sigurohet nga shitja e biletave të shkojë në ndihmë për një vajzë që njëjtë si Adela ka dëshirë të shkollohet dhe të jetojë në Tiranë.
Shumë këngëtarë po vazhdonjë të këndojnë njëri pas tjetrit dhe në prezantim është me fjalët emocionuese prezantuesja Arbana Osmani. Mes tyre është në skenë është edhe një përfaqësues të Bashkisë Tiranë, i cili po disa fjalë prekëse për të gjithë publikun.
“Sot jam shumë i nderuar që në emër të Bashkisë së Tiranës t’i akordojmë një titull shumë të nderuar, titullin e “Mirënjohjes së qytetit të Tiranës”, tha përfaqësuesi i Bashkisë së Tiranës.
Këtë titull për ta tërhequr në skenë erdhi tezja e Adelajdës, zonja Flutura, pasi prindërit nuk ndodheshin të pranishëm në këtë mbrëmje sepse akoma nuk e kishin rekuperuar dhimbjen e madhe të kësaj tragjedie.