“PSE BËN SI KALAMA”/ Luizi përpiqet të bindë Bledin të qëndrojë në BB VIP? – AlpeGossip
“PSE BËN SI KALAMA”/ Luizi përpiqet të bindë Bledin të qëndrojë në BB VIP?

“PSE BËN SI KALAMA”/ Luizi përpiqet të bindë Bledin të qëndrojë në BB VIP?

Bledi Mane duket se po e zbaton më së miri planin e tij për të bindur të gjithë banorët se ai do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Gazetarit të njohur dhe 3 banorëve të tjerë që ishin në burgun e “Big Brother VIP”, u dha një mision sekret për të fituar lirinë me kusht. E pasi bënë planet bashkë me njëri-tjetrin, ata dolën nga burgu dhe nisën misionin e dhënë nga Vëllai i Madh.

Bledi u tha banorëve se ai do ikë nga BB VIP për shkak se ishte ndjerë i ofenduar nga komenti i Luiz Ejllit, i cili tha se Mane është burgaxhi dhe plak.

Teksa ai po qëndronte në dhomën e gjumit, Luizi shkoi të bisedonte me të dhe u përpoq t’i mbushte mendjen që të mos dilte nga shtëpia, pasi komenti i tij nuk ishte serioz dhe jo aq i rëndë sa për ta bërë atë të ndihet keq.

Bledi tha se atij iu kujtuan momentet e burgut dhe se nuk ndihet aspak mirë, për këtë arsye ka vendosur të largohet.

Ky i fundit madje bisedoi edhe me Nita Latifin dhe e pyeti atë që përse nuk reagoi kur Luizi tha që ai është burgaxhi dhe plak.

Nita tha se ata po qeshnin për gjë tjetër dhe se nuk e kuptoi atë që tha Luizi. Sipas Bledit, nga të gjithë banorët atë e mbrojti vetëm Efi Dhedhes, për këtë arsye kërkoi ta falenderonte atë.