KIARA TITO RIKTHEHET NË EKRAN/ Emisioni i njohur nis së shpejti transmetimin – AlpeGossip
KIARA TITO RIKTHEHET NË EKRAN/ Emisioni i njohur nis së shpejti transmetimin

KIARA TITO RIKTHEHET NË EKRAN/ Emisioni i njohur nis së shpejti transmetimin

Kiara Tito ishte figura e parë që ju besua drejtimi i një formati të veçantë televiziv, siç është ai i “Doktor Plastik”. Moderatorja simpatike arriti të mbyllte me sukses sezonin e parë të tij dhe shumë shpejt do të rikthehet sërish në ekran për të dytin. Ditën e sotme ajo ka njoftuar të gjithë fansat e saj se emisioni “Doktor Plastik” do të rinisë të hënën e ardhshme sërish në televizionin “Klan”. Kiara ka publikuar promon e emisionit, në të cilën ajo shfaqet me ‘look-un’ e saj të ri, me flokët e prere në ngjyrë çokollate.

Pas një pushimi të gjatë, këtë sezon Kiara duhet të jetë rikthyer me energji të reja dhe me më shumë eksperiencë, ndaj këtë herë “Doktor Plastik” duhet të jetë akoma dhe më i bukur. Kujtojmë se ky emision ka në fokus personat e thjeshtë, të cilët zgjedhin të shfaqen në televizion dhe të transformohen përmes operacioneve plastike.