Einxhel Shkira ka rrëfyer së fundmi një histori nga fëmijëria e saj, lidhur me shokun e bankës, i cili i tha se e donte para se ajo të shkonte në Greqi.
Teksa po bisedonte me Ilirin dhe Donaldin, moderatorja e njohur u shpreh se veprimi i tij nuk i pëlqeu aspak. Në atë kohë ishin në klasë të tretë dhe Einxhel tregon se vetëm se ai i tha se e donte dhe do të martohej me të, i kishte thyer syzet.
“Në të gjithë klasën ishin çun-çun, gocë-gocë, vetëm unë isha me atë. E urreja. Më vinte inat, thoja pse të mos rri me shoqet e mia por kam këtë tipin këtu. Gjatë gjithë kohës, ne haheshim për mësime. Kush merrte shumë mirë me yll apo të lumtë dora me flamur dhe hahesha se thoja “unë i bëj vetë, atij ia bën mami”, tregon Shkira.
E teksa tregonte këtë histori, Einxhel i kthehet marrëdhënies me DJ Dagz dhe thotë duke qeshur se edhe atij do ia kishte thyer syzet në fillim nëse do të kishte.
“Haja inat kush nga ne ishte nxënësi më i mirë i klasës. Para se të ikja në Greqi, më tha “unë të dua shumë”. Më deklaroi që më dashuronte në klasë të tretë dhe e merrni dot me mend se çfarë i kam bërë? I kam thyer syzet me grusht. Dhe Dagzi po të kishte pasur syze, do ia kisha thyer në fillim”, tha Einxhel.