Seksi është i mirë për trupin tonë – si për nga gjumë të mirë, forcim të sistemit të imunitetit, deri te shpenzimi i kalorive dhe forcimi i vetëbesimit tonë. Mirëpo, edhe mungesa e seksit mund të krijojë disa ndryshime interesante.
Në të vërtetë, seksi tepër i pakët, posaçërisht kur ndodh përnjëherë, ndikon në vagjinë
Mungesa e seksit nganjëherë mund të jetë më shumë se i qartë nëpërmjet veprimeve dhe sjelljeve të ndryshme.
Këto janë ndryshimet të cilat zbulojnë që ju mungon kontakti seksual me partnerin:
Ndryshimet para ciklit menstrual
Nëse abstenoni nga të gjitha llojet e seksit, duke përfshirë edhe masturbimin, ngërçet mund të bëhen më të shpeshta se më parë. Orgazmat zvogëlojnë dhembjen dhe tendosjen, andaj është e qartë se çfarë ndodh kur këto mungojnë.
Vështirë arrihet orgazma
Mbase do t’ju duhet më shumë kohë që të përjetoni orgazmën kur sërish t’u ktheheni “shprehive të vjetra”, por për këtë mund t’i falënderoheni frikës nga relaksimi, që shpesh shfaqet pas një pauze më të gjatë. Mirëpo, pak praktikë dhe e gjitha kthehet siç ka qenë më parë.
Lodhja kronike
Shumica e femrave të cilat nuk praktikojnë seks vuajnë nga pagjumësia. Për këtë fajtor është pikërisht hormoni i quajtur oksitocinë, i cili te femrat ndikon si sedativ, ndërkaq tajitet gjatë orgazmës. Për shkak të mungesës së këtij hormoni, femrat shpesh janë të shqetësuara dhe kanë problem me gjumin.
Plakja e hershme
Gjatë seksit tajitet edhe kolagjeni, i cili ndikon që të dukeni me moshë më të re dhe i jep shkëlqim lëkurës. Për shkak të mungesës së kolagjenit, lëkura duket më e plakur se sa që është në të vërtetë.
Probleme me lëkurën
Puçrrat dhe aknet në fytyrë shfaqen te femrat që kanë mungesë progjesteroni, të cilin organizmi e prodhon gjatë seksit, sepse ky hormon ndikon që fytyra t jetë e pastër.
Sjellja armiqësore ndaj njerëzve të tjerë
Pos pasojave fizike, ekzistojnë edhe ato psikike si pasojë e mungesës së seksit. Femrat të cilat nuk janë të kënaqura seksualisht shpesh kanë qëndrim armiqësor ndaj tërë njerëzve që u ndodhen afër.
Rezistencë e dobët ndaj dhembjeve
Oksitocina është hormon i cili tajitet gjatë seksit, ndërkaq ndikon si ilaç natyror kundër dhembjeve dhe ngërçeve, kështu që femrat të cilat nuk janë seksualisht aktive shpesh marrin ilaçe kundër dhimbjeve, sepse kanë mungesë të këtij hormoni.
Imuniteti i dobët
Marrëdhëniet seksuale përmirësojnë gjendjen e përgjithshme të organizmit dhe shtojnë numrin e antitrupave kundër viruseve për 30 për qind.
Harresa
Seksi ndikon në qarkullimin e gjakut, dhe vetvetiu edhe në punën më të mirë të trurit.
Pakënaqësi e përhershme me pamjen vetjake
Mungesa e seksit mbase më së shumti ndikon në vetëbesimin, andaj femrat të cilat nuk kanë marrëdhënie seksuale shpesh nuk kanë as besim në veten dhe vazhdimisht janë të pakënaqura me dukjen e tyre