DËSHIRONI TË DUKENI MIRË NË TAKIMIN E PARË? Zbuloni disa sekrete të thjeshta – AlpeGossip
DËSHIRONI TË DUKENI MIRË NË TAKIMIN E PARË? Zbuloni disa sekrete të thjeshta

DËSHIRONI TË DUKENI MIRË NË TAKIMIN E PARË? Zbuloni disa sekrete të thjeshta

Shpesh takimet e para janë shumë të sikletshme për këdo, pasi do të përballesh me një person që nuk ke pasur kontakt më herët. Sot, kemi vendosur t’ju vijmë në ndihmë, duke zbuluar disa sekrete se si një femër të duket sa më mirë në takimin e parë.

– Zgjidhni një veshje sa më afër realitetit tuaj të përditshëm. Mos u mundoni të dilni nga vetja duke përdorur një stil ekstravagant. Evidentoni veshjet e hapura, që tregojnë format trupore. – Përdorni ngjyra nga më të ndryshmet, në mënyrë që ju të dukeni sa më atraktive dhe ai të joshet nga ky fakt.

– Rekomandohen këpucët e sheshta dhe jo takat e larta, sepse në këtë mënyrë ndjek më lehtë ritmin e partnerit dhe e bën atë të ndihet më komod.

– Përpara se të shkosh në takim, sugjerohet të lani dhëmbët që buzëqeshja juaj të jetë sa më e shëndritshme dhe të bëni një figurë të mirë.

– Kujdesuni me ngathtësinë. Mos u tregoni e ngathët në veprimet tuaja, sepse kjo mund t’ju bëjë të dukeni shumë e papjekur.