SI TË GJITHË NJERËZIT E THJESHTË/ Mbretëresha Elizabeth përdor transportin publik për të udhëtuar – AlpeGossip
SI TË GJITHË NJERËZIT E THJESHTË/ Mbretëresha Elizabeth përdor transportin publik për të udhëtuar

SI TË GJITHË NJERËZIT E THJESHTË/ Mbretëresha Elizabeth përdor transportin publik për të udhëtuar

Mbretëresha Elizabeth e ka treguar shpesh se do të jetë sa më pranë me njerëzit e thjeshtë. Së fundmi ajo ka udhëtuar me një linjë të transportit publik, për të shkuar drejt destinacionit të saj për festën e Krishtlindjes. Sipas ‘Daily Mail’ atë e shoqëronte gjithë kohës ekipi i sigurisë, derisa gjeti vendin e saj në klasin e parë. Në fotografitë e publikuara mbretëresha dukej shumë e qetë dhe e lumtur që udhëtoi njësoj si të gjithë qytetarët e thjeshtë të vendit.

Për të përballuar të ftohtin ajo mbante veshur një xhaketë të gjatë ngjyrë kafe dhe kishte lidhur në kokë një shall.

 

Veprimi i saj është pëlqyer nga të gjithë, duke konfirmuar edhe njëherë se ajo është mbretëresha e popullit.