PLOT MOMENTE PRIVATE DHE ROMANTIKE/ Kënga e Fifit me Fation Kuqarin po thyen rrjetin (FOTO+VIDEO) – AlpeGossip
PLOT MOMENTE PRIVATE DHE ROMANTIKE/ Kënga e Fifit me Fation Kuqarin po thyen rrjetin (FOTO+VIDEO)

PLOT MOMENTE PRIVATE DHE ROMANTIKE/ Kënga e Fifit me Fation Kuqarin po thyen rrjetin (FOTO+VIDEO)

E mbani mend që pak kohë më parë fotot e Fifit me Fation Kuqarin bënë xhiron në rrjet? Dyshja tërhoqën shumë vëmendje, aq sa u përfolën dhe për një lidhje të mundshme. Mirëpo, në intervista të ndryshme ata treguan se po punonin për një projekt muzikor.

Ky projekt është publikuar vetëm pak minuta më parë dhe mban titullin “Maniak i dhimbjes’. Teksti si gjithmonë është shkruar nga Fifi, ndërsa protagonistët në klip janë ajo dhe Fationi. Dyshja shfaqen në momente private dhe romantike, duke u përqafuar, të shtrirë në krevat dhe duke shkëmbyer puthje në faqe.

Kënga është pothuajse 6 minuta (5:55) dhe ka si tematikë lëndimin nga dashuria. “Prapë e gjej veten duke menduar për të, m’u ka bo rutinë edhe dhimbja. S’po m’bën përshtypje sen. Dikur më ka dhon kënaqësi, më ka dhon inspirim, je kon muzë e sot e nij që kam degradu. S’kam limit se m’ke bo qysh ke dasht, m’ke lon vet kur ke dasht ti e qysh ke dasht ti. Pasha frymën e dashnisë që e kam n’cdo njeri tjetër ke me m’lyp. Ta premtoj!”, thotë Fifi në fillim.

Ndonëse është publikuar vetëm pak minuta më parë, ‘Maniak i dhimbjes’ është pritur shumë mirë nga publiku dhe po thyen rrjetin.

Promoted Content