“ATY JANË GJYSMA TË MARTUAR…”/ Elvisi nxjerr zbuluar konkurrentët e “Për’puthen” që janë të lidhur jashtë (FOTO) – AlpeGossip
“ATY JANË GJYSMA TË MARTUAR…”/ Elvisi nxjerr zbuluar konkurrentët e “Për’puthen” që janë të lidhur jashtë (FOTO)

“ATY JANË GJYSMA TË MARTUAR…”/ Elvisi nxjerr zbuluar konkurrentët e “Për’puthen” që janë të lidhur jashtë (FOTO)

Ish konkurrenti i “Përputhen”, Elvisi ka dhënë një intervistë për “Express Rozë” ku ka bërë një deklaratë të fortë për konkurrentët që vazhdojnë të jenë pjesë e programit.

Elvisi deklaroi se gjysma prej tyre janë të lidhur e të martuar jashtë.

“Duke përfolur të tjerët do kisha shkuar 300 mijë ndjekës në Instagram jo 200 sa kam tani. Aty janë gjysma të lidhur e të martuar jashtë, por se kush se qysh se tek unë nuk paguhem për të nxjerr informacione, nuk jam inteligjenca e shtetit. Nuk më takon mua, nëse dikush do ta nxjerr që është i martuar ta nxjerr vetë, unë nuk fitoj gjë. Kush ka hyrë për lojë le ta vazhdojë. Aty dallohen të gjithë.

Dikush që është single dhe që ka hyrë për një njohje të re dallohet se i përkushtohet takimit, personit. Aty gjysma dalin në takim, puthen, përqafohen, deklarohen, bëjnë poezi për njëri-tjetrin edhe kur dalin aty në studio as nuk i flasin njëri-tjetrit. Kjo do të thotë që ke një person tjetër në mendje dhe atë je thjesht duke e përdorur për të bërë takime”, u shpreh Elvisi.