Tradhtoi gruan me Afërdita Dreshajn/ Ja si e shpëtoi Agon Amiga martesën (FOTO) - AlpeGossip
Tradhtoi gruan me Afërdita Dreshajn/ Ja si e shpëtoi Agon Amiga martesën (FOTO)

Tradhtoi gruan me Afërdita Dreshajn/ Ja si e shpëtoi Agon Amiga martesën (FOTO)

Në vitin 2015 plasi një skandal në showbiz-in shqiptar, pasi në mediat online u publikuan disa mesazhe të nxehta mes këngëtarit të “Babastars”, Agon Amiga, dhe modeles e këngëtares së njohur Afërdita Dreshaj. Pas klipit të tyre “Topless”, në fakt fshihej një tradhti, që u zbulua nga vetë bashkëshortja prej disa vitesh e Agon Amigës, Egzona Syla, e cila në profesionin e saj është make-up artist. Pavarësisht se tradhtia u bë publike, duke botuar në media shkëmbimet e bisedave të Afërditës dhe Agonit, ishte Agoni i pari që e mohoi këtë fakt, dhe më pas Afërdita, e cila thoshte se po vazhdonte ende lidhjen me milionerin çek, Jakub Kindl, me të cilin u martua këtë verë.

Por, në këto tre vjet duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë në “martesën e shkatërruar” të Agonit, për të cilën ai më pas përmendi si shkaktare pikërisht Afërdita Dreshajn. Agoni, jo vetëm që i ka rregulluar marrëdhëniet me ish-gruan, por tashmë janë bërë prindër për herë të parë. Ribashkimi me bashkëshorten pas divorcit ka sjellë në jetë djalin e çiftit, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noel. Vetë çifti është treguar diskret në lidhje me jetën e tyre private, por “Prive” ka arritur të mësojë nga burime pranë tyre, se djali erdhi në jetë dy ditë më parë dhe kjo ka qenë arsyeja pse Amiga ka munguar në një prej koncerteve të fundit.

E duket se bashkëshortja (me të cilën është martuar me ceremoni dasme) ka qenë dashuri e vërtetë për Agonin, pasi pavarësisht konflikteve dhe sherreve publike që patën, ata jo vetëm janë pajtuar, por i kanë dhënë një shtysë martesës së tyre me sjelljen në jetë të një fëmije. Pak muaj pasi Egzona Syla vendosi të divorcohej nga ai, Agoni nuk u pa më në prani të ndonjë femre pas koncerteve. Paparaci e fotografoi këngëtarin verën e vitit 2016 në plazhin e Dhërmiut, tek merrte rreze i vetëm poshtë çadrës dhe krejtësisht i vetmuar. Në një rrëfim personal për mediat, ai deklaroi se nuk dashuronte dot tjetër femër që pas prishjes së martesës, duke e konsideruar këtë ngjarje të rëndë në jetën e tij. Kujtojmë që pak kohë pas ndarjes nga bashkëshortja, në një nga emisionet e televizioneve të Kosovës, ai u shpreh hapur se Afërdita Dreshaj ishte ajo që i prishi martesën, pasi kishte pasur qëllime të tjera ndaj tij, jo thjesht bashkëpunimi për klipin e tyre “Topless”.

Nuk mungoi as Afërdita me reagimin e saj, e cila e quajti “psikopat të sëmurë” reperin, me të cilin realizoi duetin ku shfaqeshin të zhveshur. Gjithsesi, të vërtetën e kësaj historie ai e rrëfeu në fabulën e këngës me titull “Qyqek”, që ishte “real story” e jetës së tij. Pasi martesa e Agon Amigës mori fund, të parët që ngelën të shokuar ishin miqtë, pasi askush nuk e kishte imagjinuar se dasma e bujshme e organizuar në vitin 2013 mes çiftit Agon Amiga me Egzona Syla, në Prishtinë, do të përfundonte vetëm brenda dy vitesh në divorc.

AGON AMIGA DHE AFËRDITA DRESHAJ: TRADHTIA E BUJSHME E SHOWBIZ-IT QË NDODHI NË PRAPASKENAT E NJË KLIP “HOT”

“Babastars”, Agon Amiga, rrëfeu tradhtinë e tij me modelen Afërdita Dreshaj, ishte vetë artisti, ai që i hodhi benzinë zjarrit, duke publikuar në vitin 2016 këngën e tij referuar kësaj historie. “Mesazhet e Agonit me Afërdita Dreshajn i panë të gjithë, s’e fshehin dot të vërtetën lakuriqe”, ishte deklarata e bashkëshortes së tij. Nga ana tjetër, edhe pse atëherë e mohoi si fakt “tradhtinë”, Agoni vendosi ta rrëfente të vërtetën me anë të këngës së tijme titull “Qyqek”.

 

Dhe nuk u mjaftua me kaq, pasi në një nga emisionet e televizioneve të Kosovës, ai deklaroi hapur se Afërdita ishte ajo që i prishi martesën, pasi kishte pasur qëllime të tjera ndaj tij. Në një intervistë të asaj kohe, direkt pas divorcit ,ai është shprehur: “Qëllimi ishte të vij me një histori personale, pra, kënga ime e re është “real story”. Pas superhitit solo, unë vendosa të vij për herë të dytë i vetëm”, tha ai. Pyetjes se kush është “lavirja” për të cilën ai flet në klipin e tij dhe çfarë mendon për ata që kanë aluduar se kështu është etiketuar Afërdita, ai përgjigjet: “Hmmm, nuk dua të flas më për të, për dikë tjetër po”, ndërsa ka lënë të kuptohet se pasi Afërdita hyri në martesën e tij, e ka të vështirë të dashurohet përsëri me tjetër femër.

Ai vendosi ta shkruante historinë në këtë këngë, pasi Egzona Syla, bashkëshortja e tij, reagoi hapur, duke qenë se u përfshi në një skandal tradhtie të burrit të saj. Pasi shtypi në Kosovë botoi mesazhet mes Agonit dhe Afërditës që ishin prova e tradhtisë, dhe më pas mesazhet kërcënuese që Egzoza tha se mori nga Agoni dhe Afërdita, Egzona vendosi të fliste, duke u shprehur: “Mesazhet janë të vërteta. Mendoj se aty çdo gjë u pa, për më tepër mesazhet janë vërtetuar nga të gjithë në mënyra të ndryshme”.

Pyetjes sesi po e kalonte atë situatë, ajo i është përgjigjur me mirësjellje, se nuk dëshironte të jepte shumë sqarime, duke kërkuar të mos shqetësohej më tepër, pas asaj që i kishte ndodhur. Skandali në fjalë shpërtheu direkt pas publikimit të klipit “Topless”, ku Afërdita dhe Agoni interpretuan të zhveshur, duke zgjedhur këtë mënyrë për të qenë sa më komercialë në duetin e tyre të parë. Por, ky afrimitet në xhirime nuk ishte thjesht për punë, sipas asaj që u zbulua më pas. Dhe kur kaloi pak kohë, ishte Agoni ai që vendosi të fliste për “Prive”, duke deklaruar se ishte e vërtetë që ndarja nga Egzona ndodhi për shkak të Afërditës. Sipas tij, Afërdita kishte hyrë në mes të çiftit, duke e provokuar vazhdimisht. Sipas tij, këngëtarja kishte për qëllim ta ndante nga gruaja dhe ia arriti qëllimit të saj, ndërkohë që vetë vazhdoi jetën me të dashurin.