Alketa Vejsiu dhe Amarda Toska kanë ndarë me ndjekësit në Instagram një atmosferë festive nga shtëpia e tyre dhe nuk dimë kë të zgjedhim si të preferuarën tonë.
Moderatorja Amarda ka treguar se kjo periudhë është e preferuara e saj, ndërsa në videon e publikuar shihet duke shëtitur nëpër shtëpi me dritat e fikur dhe bredhin që shkëlqen nga dritat e Krishtlindjeve.
“Vij vërdallë në shtëpi me dritat fikur , ahh sa më pëlqen kjo atmosferë”, shkruan Amarda në videon e publikuar në Instastory.
Ndërkohë, Alketa u ka dhuruar gjithashtu një pamje fantastike ndjekësve të saj. E ulur në një kolltuk pranë pemës së Vitit të Ri, moderatorja është veshur me një fund të kuq me kuadrate dhe një palë çizma të gjata me takë që e tregojnë mjaft elegante.
“Për Vit të ri mund të bësh më shumë. Për Vit të ri mund të duash më shumë! Dëgjojeni këtë këngën në You Tube. Është vërtetë e bukur!”, shkruan ajo!
Detajet e kuvertës dhe atmosfera e ngrohtë na bënë të mendojmë se Alketa ndodhet në shtëpi, dhe me siguri ky do të jetë këndi i saj i preferuar.










![“TË DASHURUAR PAS DAFINËS”/ Këngëtarja tregon kombinimin i cili do t’ju mahnisë [FOTO]](https://gossip.alpenews.al/wp-content/uploads/sites/4/2018/08/dafinazqejkcvgulfid-400x318.jpg)




