KUR MAMI I FATMËS NJOHU ALFION/ Ja çfarë pyetje bëri për dhëndrin – AlpeGossip
KUR MAMI I FATMËS NJOHU ALFION/ Ja çfarë pyetje bëri për dhëndrin

KUR MAMI I FATMËS NJOHU ALFION/ Ja çfarë pyetje bëri për dhëndrin

Moderatorja Fatma Methasani dhe kuzhinieri Alfio Rrotani janë një ndër çiftet më të përfolur të momentin kjo për shkak se vetëm pak kohë më parë pranuan publikisht që janë bashkë.

Pasi e mbajtën lidhjen e tyre të fshehtë për 2 vite, çifti i njohur i showbiz-it tashmë ka nisur bashkëjetesën dhe në një intervistë të fundit për “Revistën Class” kanë zbuluar disa detaje që nuk i dinim për historinë e tyre të dashurisë.

Kur moderatorja dhe kuzhinieri vendosën të prezantonin njëri-tjetrin te familjet e tyre, të cilët nuk patën asnjë kundërshtim për lidhjen e të rinjve, ka qenë e ëma e moderatores ajo që ka i ka bërë të bijës një pyëtje për dhëndrin e ri.

“A hiqen ato tatuazhe”, ka qenë meraku i vjehrrës së kuzhinierit për tatuazhet e shumta që Alfoi mban në trup, që janë edhe një nga pasionet e tij.

Le të themi që gjithçka ka shkuar mirë dhe Alfio e ka kaluar provën e njohjes së familjes së partneres së tij me një pyetje të lehtë.