Oriola mund të jetë “zëvendësuesja” e Encës në OTR por këtë detaj e kanë të njëjtë (FOTO) – AlpeGossip
Oriola mund të jetë “zëvendësuesja” e Encës në OTR por këtë detaj e kanë të njëjtë (FOTO)

Oriola mund të jetë “zëvendësuesja” e Encës në OTR por këtë detaj e kanë të njëjtë (FOTO)

Është komentuar gjatë në median rozë zëvendësimi i Encës me Oriola Marashin në “OTR”. Ndonëse u bë tashmë 2 vite që Enca nuk është më pjesë e këtij labeli dhe e ka prishur bashkëpunimin me Noizyn, sërish ajo vazhdon komentohet për atë pjesë të karrierës së saj, çka e bën të pashmangshme edhe për median në përgjithsi që të mos “lidhë” detaje të ndryshme.

Njësoj edhe ne, teksa lundronim në “Instagram”, vumë re se Oriola dhe Enca kanë të njëjtat çizme: ngjyrë lejla, të gjata mbi gju dhe me takë të lartë.

Enca i përdor çizmet në performancat e saj në koncerte edhe tashmë gjatë verës ndërkohë që Oriola i përdor më së shumti për shërbimet e saj fotografike kur është e aktivizuar si modele.

Epo, Enca dhe Oriola e ndajnë bashkë pëlqimin për këto çizme dhe le të themi se ishte një detaj mjaft i këndshëm.