Për ju që vrisni mendjen/ Ja sa u ka kushtuar dasma e Sarës dhe Ledionit të ftuarve (FOTO) – AlpeGossip
Për ju që vrisni mendjen/  Ja sa u ka kushtuar dasma e Sarës dhe Ledionit të ftuarve (FOTO)

Për ju që vrisni mendjen/ Ja sa u ka kushtuar dasma e Sarës dhe Ledionit të ftuarve (FOTO)

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka qenë padyshim dasma e vitit, jo vetëm për faktin që drejt altarit shkuan dy personazhe mjaft të famshëm, por edhe për faktin që në dasmën e tyre ndodhej pjesa më e madhe e showbiz-it shqiptar dhe ceremonia ishte kaaaq luksoze…

Megjithatë, me siguri nuk kanë qenë të paktë ata që kanë vrarë mendjen për mënyrën si ishte organizuar e gjithë dasma përrallore që u mbajt buzë liqenit të Como-s në Itali në Villa Erba, me të ftuar që vinin më së shumti nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të botës.

 

“iconstyle.al” ka mësuar se të ftuarve, përveç veshjeve të tyre dhe dhuratave për çiftin, dasma u ka kushtuar vetëm sa një biletë avioni (kjo sigurisht përveç të paktëve që fluturuan në avion privat me familjen Hoxha).

Burime pranë çiftit kanë bërë me dije se ata kanë paguar vetëm për fluturimin drejt Milanos dhe se çdo shpenzim tjetër, përfshirë qëndrimin në hotel dhe transportin nga njëri vend në tjetrin (përgjatë 3 ditëve), ka qenë i mbuluar nga Sara dhe Ledioni. Sipas të njëjtave burime gjithçka ka qenë e organizuar në perfeksion dhe qëndrimi i tyre në Como ka shkuar më së miri.