DIAMANTI UNIK/ Del në ankand me çmimin marramendës – AlpeGossip
DIAMANTI UNIK/ Del në ankand me çmimin marramendës

DIAMANTI UNIK/ Del në ankand me çmimin marramendës

Një diamant i rrallë prej 50 milionësh dollarësh do të vendoset për ankand për herë të parë në Gjenevë të martën.

Në mbi 10 karate, perla “praktikisht e padëgjuar” e quajtur “The Pink Legacy” është vendosur të dalë në ankandin vjetor të Magnificent Jewels të Auction House Christie më 13 nëntor në Four Seasons Hotel des Bergues.

Guri afërsisht 19-karat i prerë drejtkëndor është vlerësuar të shitet midis 30 dhe 50 mln dollarë.

Specialisti ndërkombëtar i stolieve në Christie, Jean-Marc Lunel, tha për AFP: ‘Nëse e konsideroni se shumica e diamanteve rozë peshojnë më pak se një karat, kjo është me të vërtetë diçka. “Është ndoshta më e bukura (mostra) e paraqitur ndonjëherë në ankand publik”.

Ai shtoi se diamanti me ngjyrë të gjallë u zbulua në një minierë të Afrikës së Jugut rreth një shekull më parë dhe ishte ‘prerë ndoshta në vitet ’20.

Diamanti unik dikur i përkiste familjes Oppenheimer, e cila për dekada me radhë drejtoi kompaninë e minierave të De Beers dhe kontrolloi pjesën më të madhe të tregtisë së diamantit në botë gjatë tri gjeneratave.

Nuk dihet se kush është pronari aktual.