FILLON NË JANAR/ Çiljeta vjen në rolin e prezantueses dhe ja me kë do të përballet (FOTO) – AlpeGossip
FILLON NË JANAR/ Çiljeta vjen në rolin e prezantueses dhe ja me kë do të përballet (FOTO)

FILLON NË JANAR/ Çiljeta vjen në rolin e prezantueses dhe ja me kë do të përballet (FOTO)

Projekti i rradhës për Çiljeta Xhilagën nuk do të jetë muzika, pasi këngëtarja do të bëhet pjesë e një projekti në televizion. E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, Çili zbuloi se në janar do të shfaqet në ekran me një emision të ri. Duke mos zbuluar më shumë detaje për programin e ri, ajo hodhi një hipotezë se televizioni mikpritës mund të jetë “Klan”.

“Nga janari do të vij me një emision të ri. Do të të sfidoj ty Ermal” –tha këngëtarja shqiptare.

“Ku do të vish? Në Klan?” – e pyeti Ermal Mamaqi.

“Po pse jo në Klan? Këtu më takon të vij sepse këtu jam rritur” – tha duke qeshur Çiljeta Xhilaga.

Kjo nuk është hera e parë që Çiljetën do e shohim në petkun e prezantueses, pasi ka shkëlqyer krahas Flor Agalliut në “Tu Si Que Vales”.