E dini sa kohë duhet për të hekurosur një çarçaf të Mbretëreshës? – AlpeGossip
E dini sa kohë duhet për të hekurosur një çarçaf të Mbretëreshës?

E dini sa kohë duhet për të hekurosur një çarçaf të Mbretëreshës?

Nuk e dimë sesi i keni ju marrëdhëniet me hekurin, por jeta e familjes mbretërore nuk mund të jetë më luksoze se kaq, kur mëson se duhet plot një orë për të hekurosur një çarçaf.

Në sajë të dokumentarit të ri të “ITV”, “Mbretëresha e Botës”, tani e dimë se stafit i duhet një orë e plotë për të hekurosur vetëm një nga çarçafët Madhërisë së Saj gjatë përgatitjes për qëndrimin e saj mbretëror.

Kujdestarja e familjes Christine Macintyre e konfirmoi këtë fakt disi të çuditshëm, duke shpjeguar se ka grupe të posaçme që merren me hekurosjen.

“Epo pas një dite të gjatë udhëtimi, nuk ka asgjë më të mirë sesa të shkosh në një shtrat që nuk ndjehet si një shtrat hoteli”, thotë ajo. “Dhe kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë – ta bëjmë atë të ndihet sikur është në dhomën e saj të gjumit”.