“GODITI RRUFEJA HELIKËN”/ Sinan Hoxha tregon incidentin e frikshëm me avion – AlpeGossip
“GODITI RRUFEJA HELIKËN”/ Sinan Hoxha tregon incidentin e frikshëm me avion

“GODITI RRUFEJA HELIKËN”/ Sinan Hoxha tregon incidentin e frikshëm me avion

Këngëtari i njohur Sinan Hoxha ka qenë i ftuar mbrëmjen që lamë pas në emisionin “Shiko Kush Luan” të moderatores Luana Vjollca.

 Ai u bë pjesë e një prej lojërave “Shiko kush përgjigjet” ku u pyet nëse kishte frikë nga avionet dhe a i ka ndodhur ndonjë incident i frikshëm.

Këngëtari u përgjigj po madje tregoi se rrufeja goditi helikën dhe pilotit ju desh të bënte ulje të detyruar në një fushë të madhe në Brindisi të Italisë.

Gjithashtu ai u shpreh me humor që ngjitur kishte një burrë me trup të madh me muskuj që ulerinte më shumë se ai.