DËSHIRONI TË RRISNI FLOKË PËR NJË KOHË TË SHKURTËR? Këto janë tre maskat efikase dhe të shëndetshme – AlpeGossip
DËSHIRONI TË RRISNI FLOKË PËR NJË KOHË TË SHKURTËR? Këto janë tre maskat efikase dhe të shëndetshme

DËSHIRONI TË RRISNI FLOKË PËR NJË KOHË TË SHKURTËR? Këto janë tre maskat efikase dhe të shëndetshme

Shumë njerëz e justifikojnë humbjen e flokëve me moshën, dhe ndërkohë që me siguri mund të jetë e vërtetë, shpesh ka dhe arsye të tjera. Padyshim që të gjitha duam të kemi flokë të gjatë e të shëndetshëm që të ngjajmë bukur, në një kohë kur flokët konsiderohen si gjysma e bukurisë.

Ju nuk keni pse të shpenzoni shumë që të keni flokë si të Rapunzel, pasi këtë mund ta arrini duke përdorur produktet e përditshme që gjenden as më pak e as më shumë se në kuzhinën tuaj. Ja ku i keni 3 maska mjaft efikase që do ndihmojnë në rritjen e flokëve tuaj brenda një kohe të shkurtër.

Uji me lëng qepësh:Nëse kjo nuk mund të jetë zgjedhja më e këndshme për sa i përket erës, sigurisht që ka disa përfitime të konsiderueshme. Lëngu i qepës është efektiv, sepse përbëhet nga squfuri. Squfuri rrit prodhimin e kolagjenit, i cili nga ana e tij çon në rritjen më të shpejtë të flokëve. Thjesht qëroni dy qepë dhe përzini në një mikser. Aplikojeni në flokët tuaj dhe duhet ta lini për 15 minuta përpara se të lani kokën.

Vezë : Flokë kanë nevojë për proteina dhe kush më shumë se veza i përmban ato. Proteina e gjetur në vezë do të ushqejnë flokët në mënyrë që të rritet. Përzieni dy vezë me vaj ulliri dhe aplikojeni në flokët tuaj për 30 minuta. Më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë.

Çaji jeshil: Çaji jeshil përbëhet nga antioksidantë që parandalojnë humbjen e flokëve dhe rritjen e flokëve me yndyrë. E gjitha ajo që duhet të bëni është të aplikoni çaj të freskët direkt në flokët tuaj. Kujdesuni që të mbuloni rrënjën. Duhet ta mbani për një orë përpara se ta shpëlani.