TREGON ÇFARË NDODHI MES SAIMIRIT DHE MERIT/ Alketa Vejsiu: Njerëzit duan përrallë, por… (FOTO) – AlpeGossip
TREGON ÇFARË NDODHI MES SAIMIRIT DHE MERIT/ Alketa Vejsiu: Njerëzit duan përrallë, por… (FOTO)

TREGON ÇFARË NDODHI MES SAIMIRIT DHE MERIT/ Alketa Vejsiu: Njerëzit duan përrallë, por… (FOTO)

Të hënën “Love Story” do të rikthehet në ekran me sezonin e dytë, por përpara kësaj, Alketa Vejsiu ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve se çfarë nuk shkoi vitin e kaluar.

“Meqënëse të vlersoj shumë, kërkoj të më përgjigjesh sinqerisht. Ku gabuat vjet?”, ka qenë një prej pyetjeve, të cilës Alketa iu përgjigj duke treguar se nuk është faji i produksionit që “përralla” mes dy protagonistëve nuk vazhdoi.

“Nuk besoj që janë bërë gabime. Ishte sezoni i parë i guximshëm. Mendoj që njerëzit duan “përrallën” që vazhdon edhe jashtë kamerave, çiftin dixhital. Por këtë s’e kemi neve si produksion në dorë. Dashuria ndodh kur ndodh, por nuk mund ta sforcosh të ndodhë kur nuk ndodh”, u shpeh Alketa.

Në pëfundim të edicionit të parë të Love Story u zbulua se çifti i krijuar nuk kishin më marrëdhënie me njëri-tjetrin dhe se djali protagonist u largua në Gjermani vetëm, aty ku dhe jetonte me familjen e tij.