Jemi shumë të sigurt që i keni hasur qerpikët fallco me qindra herë. Nga përditshmëria ose rrjetet sociale mund ta keni kuptuar që tashmë ky element i bukurisë është kthyer në një trend.
Pjesa më e madhe e femrave, ose dhe disa meshkujve, ditët e sotme preferojnë shumë përdorimin e qerpikëve fallco. Sy i plotë, i bukur dhe i hapur, këto janë të mirat e parezistueshme që këta qerpikë ofrojnë.
Ky trend në fakt ka filluar për herë të parë të përhapet shumë në vitin 2018 dhe që atëherë duket se e ka ruajtur vendin si një nga elemtet e bukurisë që nuk do të mungojë më kurrë.
Këta qerpikë vijnë me përmasa dhe materiale të ndryshme që të mund ti përshtaten çdo njeriu. Mund të vihen vetëm për një kohë të shkurt 1 ditore ose mund të vendosen dhe të mbahen për një periudhë më të gjatë. Qerpikët që përdoren për një kohë të shkurtër mund të ngjiten me një ngjitës provizor ose mund të jenë me magnet.
Pra ju keni mundësi të zgjidhni midis disa opsioneve bazuar në preferencat tuaja. Kjo është arsyeja pse edhe shumë, në fakt gati të gjitha VIP-et tona e kanë këtë trend pjesë të përditshmërisë.
Dafina Zeqiri
Enca Haxhia
Kejvina Kthella
Loredana
Lori Hoxha
Luana Vjollca
Marina Vjollca
Oriola Marashi
Rashel Kolaneci
Roza Lati
Tayna
Ky trend është me të vërtetë për tu adhuruar sepse edhe nëse vendosni të dilni nga shtëpia pa asnjë pikë tualeti, qerpikët do t’ju bëjnë të dukeni bukur dhe nuk keni nevojë për asgjë tjetër.
/AlpeGossip.al