”DO VIJMË T’JU THYEJMË ZYRAT…”/ Stresi kërcënon mediat pas lajmit se ishte lidhur me një tjetër – AlpeGossip
”DO VIJMË T’JU THYEJMË ZYRAT…”/ Stresi kërcënon mediat pas lajmit se ishte lidhur me një tjetër

”DO VIJMË T’JU THYEJMË ZYRAT…”/ Stresi kërcënon mediat pas lajmit se ishte lidhur me një tjetër

Prej disa ditësh në media po përflitet për ndarjen e reperit Stresi nga bashkëshortja Keisi. Dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram dhe Keisi prej disa javësh është larguar në Kanada ku dhe po vazhdon jetën e saj, ndërkohë që reperi ka qenë në Shqipëri i angazhuar me koncerte e tij.

Ditën e djeshme, Stresi bëri një postim në Instagram ku shkruante: “Duke dëgjuar Love Story: Për mu nuk o problem… si vazhdon se e kam harruar?”, i pyet ai fansat ndërsa ata kanë nisur të komentojnë “Ti ik një tjetër vjen”, duke ngritur kështu aludimet se ka nisur një lidhje të re.

Ky lajm u komentua gjatë në media dhe së fundmi reperi ka reaguar nëpërmjet një videoje në Instastory ku shihet duke dëgjuar këngën ‘Love Story’ dhe pranë videos ka shkruar: “Just chillin ju kazanat mediatik mos interpretoni sipas qejfit se do vijmë t’ju thyejmë zyrat pastaj.”, ka shkruar reperi.