HOROSKOPI, 19 GUSHT/ Shenja që është përfshirë në një debat do të… – AlpeGossip
HOROSKOPI, 19 GUSHT/ Shenja që është përfshirë në një debat do të…

HOROSKOPI, 19 GUSHT/ Shenja që është përfshirë në një debat do të…

AlpeNews.al sjell për të gjithë lexuesit horoskopin ditor të së hënë datë 19 Gusht 2019, përshtatur nga “Daily Horoscope”.

Dashi

Nëse ke bëre një zgjedhje dhe akoma je në dyshim nëse ke vepruar siç duhet ose jo, atëherë po bën një gabim. Duhet të largohesh nga çdo hije dyshimi që ke dhe të rrish I qetë. Ti e ke një arsye pse zgjodhe të bësh atë që bëre kështuqë thjesht mbaju vendimeve te tua.

Demi

Në këtë moment dikush në jetën tënde po ndihet I vetmuar dhe jo shumë në qejf. Përshkak se ti ndihesh po njësoj je I aftë ta ndihmosh atë njeri me dashamirësinë tënde dhe ta bësh të ndihet I mirëpritur dhe I përfshirë. Nëse dëshiron të bësh diçka të mirë sot, mos hezito.

Binjakët

Ke bërë një premtim që del shumë jashtë kontureve të tua, dhe tani ndihesh I mbytur sepse mendon se nuk do të jesh I aftë ta përmbushësh. Nëse kjo është një mundësi që ti nuk dëshiron ta humbasësh, atëherë duhet të vazhdosh të përpiqesh edhe pse ndoshta fizkisht e mndërisht je shumë I lodhur. Por nëse mendon se kjo gjë nuk është aq e rëndësishme për ty atëherë nuk ka asnjë problem nëse tërhiqesh. Bëj atë që ndjen.

Gaforrja

Mund të jesh në konflikt me dikë këto kohë dhe për këtë arsye po përpiqesh ta shmangësh me çdo kusht. Shpirti yt kompetitiv po të thotë të qëndrosh larg këtij njeriu sepse aksidentalisht mund të tregosh çfarë ndjen. Por të ndash ndjenjat e tua me këtë njeri do të jetë gjëja më e mirë që do të bësh. Mund të jesh në gjëndje të krijosh një lidhje tepër të veçantë dhe të bashkosh forcat është një ide e mirë.

Luani

Ti ke një impakt tepër të fuqishëm tek dikush në jetën tënde, por akoma nuk e ke kuptuar këtë gjë. Një person në jetën tënde mendon se ti je tepër I zgjuar dhe ai ndihet I impresionuar. Lejoje këtë gjë të të bëjë të ndihesh I vlerësuar dhe I sigurt në veten tënde dhe në atë çfarë ti mund të bësh.

Virgjëresha

Ndihesh sikur një gabim që ke bërë këto kohë është gjëja më e tmerrshme në botë. Je duke u penduar thellësisht dhe duke e menduar gjatë gjithë kohës. Gjithkush bën gabime, edhe ti. Gjëja më e keqe dhe gabimi I vërtet do të ishte të mos bëjë asgje për atë që mendon se e bërë keq. Në vënd që të harxhosh kohë duke u penduar bën mirë të fillosh të bësh diçka për të ndryshuar këtë gjëndje.

Peshorja

Ke një dëshirë shumë të madhe për të ndryshuar diçka në mënyrë që të arrisësh një nga qëllimet e tua. Ky mendim po të detyron që të nxitohesh shumë me gjërat që bën por jo, në fakt duhet ti marrësh gjërat ngadalë dhe të jesh I kujdesshëm në mënyrë që të mësosh nga kjo eksperiencë.

Akrepi

Këto ditë je e përfshirë në një debat dhe refuzon ta lësh të shkojë . Ke një dëshirë të madhe për të dalë sikur ke të drejtë por nëse vërtet ti je në të drejtë universi do ta vërtetojë shumë shpejt. Ndonjëherë është lëvizje më e zgjuar që thjesht të shkëputesh dhe ti lësh gjërat të qeta derisa të dali e vërteta, sepse gjithmonë del.

Shigjetari

Nëse dikush afër teje ka bërë një gabim  nuk është nevoja ta kritikoni aq ashpër. Gjëja më e mirë do ishtë ta përcillnit kritikën në një mënyrë të sjellshme dhe dashamirëse. Të jesh I ashpër me dikë prej një gabimi që ka bërë, thjesht do ta bëjë atë njeri të ndihet keq. Në këto rastë duhet ti inkurajoni këta njerëz të bëjnë diçka për mirë, në mënyrë që të rregullojnë gabimin e tyre.

Bricjapi

Në një zgjedhje që keni për të bërë këto kohë mendoni se  duhet të qëndroni te ftohtë dhe jot ë afrueshëm. Frikësoheni se fakti që do mund të lini ndjenjat në mes do ju bëjë të zgjidhni gjërat e gabuara. Në fakt, keni pak të drejtë, por është gabim dhe nëse tregoheni gjatë gjithë kohës të ftohte. Mund të gjeni një mënyrë të mesme, kështu do keni mundësi dhe të arrini suksesin tuaj por dhe të ndiheni më mirë.

Ujori

Keni shumë ëndrra këtokohë dhe bëni mirë. Ndiheni sikur gjithçka mund të bëhet realitet dhe ky është mendimi më I mirë që mund të keni në kokë. Jeni shumë optimist dhe kjo është koha e duhur për të përmbushur pasionet dhe ato çfarë ju kërkoni nga kjo jetë. Jeni më afër se kurrë.

Peshqit

Për të gjetur se cila duhet të jetë aventura juaj e rradhës duhet të mendoni se imagjinata nuk fund dhe ju nuk keni një limit. Vetëm në këtë rast mund të gjeni atë për çfarë me të vërtetë po kërkoni. Ke më shumë fuqi se çdo herë tjetër kështuqë do bëje mirë ta përdorje. Përdore në mënyrë të zgjuar.

/AlpeNews.al