E zhvendosur prej kohësh në SHBA, balerina shqiptare tregon hilet që bëhen në prapaskena – AlpeGossip
E zhvendosur prej kohësh në SHBA, balerina shqiptare tregon hilet që bëhen në prapaskena

E zhvendosur prej kohësh në SHBA, balerina shqiptare tregon hilet që bëhen në prapaskena

Balerina e njohur shqiptare Adela Lami, e cila aktualisht po e vazhdon karrierën e saj në Amerikë, duket se ka nisur një rrugëtim me ambicie. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistrit, ajo ka treguar se po punon fort për realizimin e synimeve të saj per të qenë një balerinë dhe një biznesmene e suksesshme. Midis të tjerave Adela ka shpjeguar disa nga detajet që e shoqërojnë një balerinë përpara fillimit të një shfaqeje.

“Para se të hysh në shfaqje vathët që kishe lënë diku aty nuk janë më ose kostumi skenik. I bëjnë qëllimisht. Duhet thjesht të veshësh diçka dhe merr çfarë të gjesh në garderobë sepse nuk ke kohë të mendosh më gjatë në ato momente”- ka treguar balerina.

Lidhur me jetën e saj private, Adela la të kuptohej se një lidhje e mundshme do të ishte me një të huaj, pasi me ta ka më shumë kontakte.