UAU/ “Break Down” nga Enca dhe Don Xhoni thyen rekord për vetëm 24 orë (FOTO) – AlpeGossip
UAU/ “Break Down” nga Enca dhe Don Xhoni thyen rekord për vetëm 24 orë (FOTO)

UAU/ “Break Down” nga Enca dhe Don Xhoni thyen rekord për vetëm 24 orë (FOTO)

Këngëtarja e njohur, Enca dhe reperi i ri shqiptar, Don Xhoni publikuan ditën e djeshme bashkëpunimin e tyre të parë. Kënga titullohet “Break Down” dhe ishte paralajmëruar prej kohësh.

Si për tekstin e këngës, ashtu dhe për muzikën janë kujdesur vetë Enca dhe Don Xhoni. “Break Down” është pritur shumë mirë nga publiku dhe ka thyer rekord në klikime për vetëm 24 orë.

“24 orë- 1.400.000 klikime, numri 1 në trending në Shqipëri, numri 10 në mbarë botën. Pa shumë komente të tjera, suksesi flet vetë. Shijojeni këtë këngë vere, kërceni sa më shumë dhe jini pozitivë. Dashuri e madhe për skuadrën time dhe të gjithë ata që na mbështesin. Na falni juve që ju kena mërzit!”, ka njoftuar Enca, përmes një postimi në Instagram.