EKSKLUZIVE/ Flet vajza BUKUROSHE e ish deputetes, Ada Deda: Projekti politik dhe përqafimi me Dr. Berishën – AlpeGossip
EKSKLUZIVE/ Flet vajza BUKUROSHE e ish deputetes, Ada Deda: Projekti politik dhe përqafimi me Dr. Berishën

EKSKLUZIVE/ Flet vajza BUKUROSHE e ish deputetes, Ada Deda: Projekti politik dhe përqafimi me Dr. Berishën

Ajo është një nga modelet emri i së cilës po ecën me hapa të mëdha në botën e medias edhe modelingut. E kemi parë imazh të disa veshjesh nusesh edhe gjithashtu në videoklipe të ndryshme , ku bukuria e saj nuk i ka shpëtuar syrit të publikut.

E kemi fjalën për bukuroshen Ada Deda e cila është një ndër personazhet që komentohet gjithmonë në media për format fizike si dhe e bija e ish deputetes Albina Deda.

Në intervistën ekskluzive me Adën , na zbuloi detaje që nuk i dinim dhe projektet ku do e shohim së shpejti.

Intervista e plotë:

1.Diskutoheni gjithmonë në media si vajza e një politikane.Si ndihet kur ju indetifikojnë në këtë mënyrë dhe jo në emrin tuaj?

Ky është një fenomen normal në media për ata personazhe prindërit e të cilëve janë persona publik të politikës apo fushave të tjera.Varet nga secili sesi mund të ndjehet nga të nominuarit nën”hijen”e prindit.Personalisht jo vetëm ndjehem rehat por dhe krenare kur më determinojnë si vajza e politikanes Albina Deda.Së pari për faktin se është pikërisht mami im suporti themelor e sistematik në rrugëtimin tim.
Së dyti emri i mamit ka qenë dhe ngelet i nderuar dhe një njeri i paepur e kombatibël per idetë e bindjet e veta.

2.Përfliteni gjithmonë për linjat fizike dhe pozat me bikini.Si është reagimi juaj edhe i familjes pas këtyre lajmeve?
E quaj të zakonshem këtë lloj përfolje por nuk mendoj se është karakteristikë e spikatur në rastin tim as përfolja e tepërt dhe as tepria e te pozuarit e proklamimit tim me bikini.Është normalitet modelingu po aq dhe normalitet sezonal.Mendoj se korrelacioni stinor i fotove ju jep atyre aktualitet.
Sa për atë se si e pret familja ime mund t’iu them se rrjedh nga një familje e kultivuar konservatore në bindje por dhe me liberalizmin e arsyeshëm që ju jep intelektualiteti.

3.Si nisi rruga jote drejt modelingut dhe kush ju ka dhënë mbështetjen e pare?
Rruga ime në modeling nuk ka komplikacione dhe as mistere…Është diçka që lind ndoshta gati gjenetikisht me ç’do vajzë dhe e shoqëron gjatë gjithë adoleshencës.Fillon me një koncert të vegjëlish imitativ në shkallët e pallatit për tu përcjelle në koncertet e aktivitetet shkollore.Ajo që më ka shoqëruar mua ndryshe nga shoqet ndoshta është insistimi dhe ambicja të cilat bashkjetojnë edhe sot në karakterin tim.Mami dhe motra ime më e madhe më kanë inkurajuar dhe suportuar në këtë rrugëtim modest.

4.Ada të kemi pare imazhe në videoklipe dhe të disa të disa veshjeve të nuseve. A keni ndonjë projekt ku do të shohim së shpejti?
Po e vërtetë. Kam pozuar për disa shtëpi veshjesh në Shqipëri,Kosovë etj si dhe kam marrë pjesë dhe në konkurime ndërkombëtare.Po ashtu kam provuar si hobi edhe videoklipe dhe moderacionin në aktivitete mode.Mendoj se kam ecur shkallë-shkallë për tu qasur në projekte më të vështira e të sofistikuara që kërkojnë formim e eksperiencë më solide.Pa dashur të deklaroj projektet në sirtar po them se këtë vit do jem prezente ne një emision timin televisiv si dhe pres të thirrem per nje set-reklamë fotosh për një shtëpi të njohur mode përtej oqeanit.

5.Ëndrra e çdo modele është të jetë pjesë e pasarelave botërore . A keni edhe ju këtë synim?
Natyrisht që është ëndërr e ç’do modelje pjesmarrja në aktivitete të këtyre përmasave reputative botërore.Por pa qenë modeste duhet të pranojmë se tregu ynë i modelingut është sa i ri po aq dhe i papërfillshëm për tu krahasuar me eksperienca të tilla.Përveç këtyre shtoj se duhet suport i fuqishëm konotativ.Gjithsesi nga natyra jam volteriane optimiste dhe gjithmonë krijoj balance mes fatit dhe realitetit.

6.Studioni për gazetari dhe merreni me modeling. Në të ardhmen pjesë e së cilës e shihni veten?
E vërtetë që studioj për gazetari biles në një profil specifik që lidhet me botën e kulturës dhe modës. Për atë dhe e kam zgjedhur ndonese nuk është e lehte. Nëse modelingu limitohet nga mosha dhe faktorë të shumtë gazetaria është më rrugë të gjatë. Do mundohem sa te jetë e mundur ti vej ne bashkjetëse por të ardhmen e shoh në gazetarinë televizive pikërisht në fushën e modës dhe kulturës.

7.Ada a mund të na zbulosh tre gjërat për veten që akoma nuk e dimë?
Nuk kam vetëm tre gjëra por tremijë. Është mosha më e mirë për ëndrra dhe projekte. Por asnjë nga gjërat dhe projektet e mija nuk dalin jashtë konteksteve të mundësive dhe nuk përbejnë sensasion rozë.Ajo që ndoshta përbën lajm është se nuk përjashtoj dhe një projekt politik. Natyrisht në gjurmet e gjenezës familjare thelbësisht konservatore demokratike.Mos harroni se 18-vjetorin e kam festuar para 1 vit e ca në protestë dhe përqafimin më të shtrenjteë pas prindërve të mij e kam pasur si vogëlushe nga dr.Berisha.

Përgatiti:AlpeNews.al