Amina Shena mbetet një nga modelet më të bukura shqiptare, por edhe ndër më të komentuarat, sidomos vitin e kaluar kur ajo u bë nënë për herë të parë në moshën 24 vjeçe.
Amina solli në jetë një djalë të cilit ajo dhe partneri i saj reperi Lazy i vendosën emrin Jetnis.
Modelja poston shpesh foto me vogëlushin ku i shpreh dashurinë, por sot ka postuar një foto të veçantë të familjes së tyre të bukur.
“1 qershori jonë i parë”, shkruan modelja teksa shihet me partnerin dhe vogëlushin.