NË BAZË TË SHENJËS ZODIAKALE/ Ja ku e kanë meshkujt zemrën – AlpeGossip
NË BAZË TË SHENJËS ZODIAKALE/ Ja ku e kanë meshkujt zemrën

NË BAZË TË SHENJËS ZODIAKALE/ Ja ku e kanë meshkujt zemrën

Çdo shenjë e horoskopit ka një shkallë vlerash të caktuar dhe u jep rëndësi disa gjërave më shumë se disa të tjerave.

Ja se cilat janë prioritetet e çdo shenje në jetë dhe ku e kanë të ‘vendosur zemrën’:

Dashi e ka zemrën në vendin e duhur:

Gjithçka dhe kushdo i pushton zemrën një Dashi.

I ekuilibruar dhe i drejtë, Dashi dashuron me zemër dhe është i ndershëm në ndjenjat e tij.

Ai dashuron me pasion dhe është shumë i respektueshëm me njerëzit dhe jetën në përgjithësi.

Kur do dikë, e do vërtet.

Demi e ka zemrën në stomak:

Më shumë se çdo gjë në botë,  Demi do ushqimin.

Do të hajë mirë dhe të shijojë të gjitha kënaqësitë e jetës. Menjëherë pas kësaj, do familjen.

Nëse gjen një grua që di të gatuajë, atëherë ajo do fitojë 70 % të zemrës së tij.

Binjakët e kanë zemrën ‘në gojë’

Do pyesni: Pse? Sepse pika e tij më e fortë është komunikimi. Gjithçka e shpreh në fjalë dhe flet shumë. E kalon ditën duke shprehur ndjenjat e tij me fjalë dhe gjeste.

Është shumë i ndjeshëm dhe i do të gjithë, ndaj do gjithmonë të ndihmojë të tjerët.

Gaforrja e ka zemrën…në vendin e vet:

Zemra e Gaforres është e madhe, por kufizohet vetëm tek familja. Është egoist për veten dhe të dashurit e tij.

Ngjan me një kërmill që kërkon dashurinë dhe kujdeset shumë për gruan dhe fëmijët e tij. Përqendrohet në prioritetet që vendos dhe e jeton jetën në një rreth të ngushtë personash.

Luani e ka zemrën në kokë:

Motivi është se do të dashurojë të gjithë botën mbarë me zemrën e tij të madhe: familjen e tij, miqtë, pemët, detin, malin, njerëzit që do të ndihmojë, të gjithë.

Ka mëshirë për fatkeqësitë e të tjerëve dhe vuan për këtë.

Virgjëresha e ka zemrën të ndarë më dysh:

Gjysma e zemrës së tij është e ngrohtë për familjen dhe gjysma tjetër është ‘makinë llogaritëse’ për punën dhe biznesin.

Është një negociator i mirë. Do të punojë shumë, po aq sa do të rrijë edhe me familjen. Është vërtet ‘i ndarë në dy pjesë’.

Peshorja e ka zemrën në kokë, të ndarë në sektorë të ndryshëm:

Ka një koncept për dashurinë shumë të idealizuar, aq sa ndonjëherë nuk i përputhet me realitetin dhe mbetet i zhgënjyer.

Është ‘çapkën’ po aq sa edhe analitik dhe i ekuilibruar. Mund të dashurojë dy gra njëkohësisht, si dhe familjen, shtëpinë, punën.

Akrepi e ka ‘zemrën tek seksi’

Gjithçka e mat me seksin. E kufizon deri në atë pikë, saqë ndonjëherë nuk është në gjendje të ndajë ndjenjat nga racionaliteti.

Gratë e lënë dhe është në gjendje të bëjë budallallëqe në ndjekje të impulseve të tij. Nuk di t’u rezistojë tundimeve.

Shigjetari e ka zemrën në vendin e vet:

Shigjetari e ka zemrën aty ku ka vendin, por dashuria e tij nuk zgjat. Mund të kalojë nga një ‘lule’ në tjetrën për gjithë jetën. Kur dashuron, dashuron vërtet, por i pëlqen aventura dhe të jetojë momentin, gjë që e bën të kalojë nga një dashuri në tjetrën.

E do familjen e tij, por në mënyrë egoiste, pasi fillimisht mendon për veten.

Bricjapi ka zemër të akullt:

Fillimisht mendon për të mirat materiale, si: pozicioni në shoqëri, paraja, familja…dhe kur të ketë gjithçka do mendojë për dashurinë.

Por nuk ka zemër të apasionuar, është shumë i matur dhe ‘interesaxhi’.

Ujori nuk ka zemër fare:

Jeta e tij është vetëm ai dhe puna e tij, zhivllimi profesional, të ‘ushqejë’ intelektin, familija e tij, hobit.

Çdo gjë ka vendin e vet, por asgjë sentimentale, romantike, apo pasionale. I mjafton të jetojë jetën i lirë, pa shumë emocione.  Ka vlerat e veta dhe etikën e tij, po ndjenjat nuk e kufizojnë.

Peshqit e kanë zemrën të shpërndarë në të gjithë trupin:

Është i gjithi dashuri! Do gra të ndryshme në të njëjtën kohë, familjen, miqtë, kolegët e punës…Ndjeshmëria e tij është e pakufi. Kujdeset për të gjithë dhe duket se i vjen keq për gjithçka.

Do t’i ndihmojë të tjerët dhe të zgjidhë problemet e të gjithëve.

E do jetën e mirë, botën në tërësi, të jetë i lumtur dhe të dashurojë.