Fundi i lumtur! Donin t’i merrnin dy vajzat, Imami e ndihmon me rrogë mujore (FOTO) – AlpeGossip
Fundi i lumtur! Donin t’i merrnin dy vajzat, Imami e ndihmon me rrogë mujore (FOTO)

Fundi i lumtur! Donin t’i merrnin dy vajzat, Imami e ndihmon me rrogë mujore (FOTO)

Të shtunën e kaluar në emsionin “Dua të të bëj të lumtur”, u rrëfye historia e Gëzim Abdulajt, një 47-vjeçar nga Vlora i cili pasi u braktis nga gruaja, u detyrua të çonte në jetimore dy vajzat e tij të mitura, Ermonelën dhe Aurorën.

 

Gëzimin e kishte ftuar në emision Pastori Alfred dhe bashkëshortja e tij Diana, që prej disa kohësh, po përpiqeshin të merrnin në kujdestari dy vajzat dhe këtë ia kërkuan sërish publikisht Gëzimit.

Por i bindur se një gjë e tillë do t’i largonte përgjithmonë të bijat prej tij, Gëzimi refuzoi kërkesën e Pastorit duke e lënë çështjen ende të pazgjidhur.

Por zgjidhjen për të duket se e ka gjetur Imami nga Tirana, Ahmed Kalaja, i cili e ka quajtur Gëzimin “hero” dhe fill pas emisionit, nëpërmjet një statusi në Facebook ka kërkuar që dikush ta lidhë me babanë e dy vajzave.

“Do Të Takoj Hero Gëzimin.
Me emër të Zotit një zgjidhje e bukur e pret Gëzimin. Gëzimi hero të tjerët sdua të komentoj për ata aspak. Gëzimi njeriu hero; hero i fundjavës që e meriton këtë titull për qëndrimin e mbajtur; ndersa ata të tjerët të gjithë bashkë duhet të kuptojnë se lidhja e prindit e fëmijës është lidhje shpirti nuk mund të zevendësohet me atë të materies. Gëzimi i lidhur fort me hyjnoren, Zoti të bekoftë. Të tjerët të lidhur fort me këtë botë mos të them gjë tjetër ndoshta qëllimi ishte i mirë; po publiku më habiti Zoti i udhëzoftë; Zot fali se sdijnë çbëjnë e çthonë. Ku janë ata që ndihmojnë për të pasur një familje të shëndoshë e të shëndetshme?! Këta “zotërinjtë” shpenzimet për vajzat le t’jua çojnë ushqime çdo muaj nëse besojnë Zot e të kontribuojnë që fëmijët të rriten pranë gjirit të familjes; e në mos duhet ne si shoqëri ti përgjigjemi Gëzimit e ti themi stop këtij modeli aspak njerëzor për traditën e kulturën shqiptare. Gëzim na gëzove shpirtat të gëzoftë Zoti; e kurrë mos pafsh keq as ti as familja jote. Ju të tjerët na hidhëruat pezmatuat mërzitët të gjithë pa përjashtim; Zoti ju pastë ndjesë e ju udhëzoftë. Ps: Urgjente Unë Dua të lidhem me Gëzmin nëse e njeh dikush të më shkruajë në inbox. Faleminderit.”-ka shkruar ai dhe vetëm një ditë më pas, takimi është bërë i mundur.

Siç bën të ditur “Shqiptari.net”, Kalaja i ka lidhur Gëzimit një rrogë mujore në mënyrë që të kujdeset për të bijat e të ribashkohet me to si dhe i ka premtuar rregullimin e shtëpisë.