“UNË E DASHUROJ MODËN”/ Historia e 60 vjeçares që la avokatinë për modelingun – AlpeGossip
“UNË E DASHUROJ MODËN”/ Historia e 60 vjeçares që la avokatinë për modelingun

“UNË E DASHUROJ MODËN”/ Historia e 60 vjeçares që la avokatinë për modelingun

Një 60- vjeçare londineze me profesion avokate ka vendosur të braktisë karrierën për të ndjekur ëndrrën e saj më të madhe. Diana D’Aloisio kërkon t’i tregojë industrisë së modës që ekzistojnë edhe gratë pas të 60- ave dhe se duke kërkuar për modele më të vogla në moshë po humbin shumë.

60- vjeçarja mendon se mënyra që ajo ka zgjedhur është më efektivja për të rrëzuar barrierat e industrisë së modës. Ajo tashmë bashkëpunon me fondacione bamirësie dhe të ardhurat që fiton nga puna si modele i dhuron për gratë në nevojë.

“Nga modelet në pasarelë e deri tek revistat e modës sytë na zënë vetëm rroba të dizenjuara për një brez më të ri ose për adoleshëntë. Duket sikur gratë në moshën time nuk kanë të drejtë të veshin rroba të modës,” shprehet Diane.

Unë e dashuroj modën, më pëlqen të vishem dhe t’i bëj femrat si puna ime të ndihen mirë me veten. Unë dua që modelingu të mos përcaktojë një moshë fikse në të cilën mund të jesh modele. Dua t’i bëj gratë të mendojnë që nëse unë mund t’i vesh rrobat e ekspozuara nëpër sfilata, të njejtën gjë mund të bëjnë edhe ato.

Në fillim rrugëtimi i 60- vjeçares në fushën e modelingut nuk ishte aspak i lehtë. Ajo u refuzua nga shumë agjensi mode, që kishin si qëllim të punësonin modele më të reja në moshë. Më pas ajo filloi të prezantonte koleksionet e disa markave të vogla, ndërsa tani po synon pasarelat më të mëdha të modës.