“NUK NA DHANË SHUMË SHPRESË”/ Rezarta Shkurta zbulon dramën familjare gjatë festës luksoze – AlpeGossip
“NUK NA DHANË SHUMË SHPRESË”/ Rezarta Shkurta zbulon dramën familjare gjatë festës luksoze

“NUK NA DHANË SHUMË SHPRESË”/ Rezarta Shkurta zbulon dramën familjare gjatë festës luksoze

Familja Hoxha u mblodh mbrëmë në një ceremoni të veçantë për të festuar ditëlindjen e 5-të të vogëlushes Hera.

Ermal Hoxha dhe Rezarta Shkurta më të lumtur se kurrë vendosën që bashkë ma familjarët të festonin brenda shtëpisë luksoze. Vetë këngëtarja zbuloi me postimet e saj në Instagram pamjet nga shtëpia moderne të mbuluara nga dekori për festën e Herës, por dukshëm bie në sy dhe arredimi i shtëpisë luksoze.

Veç shtëpisë Rezarta zbuloi edhe 3 arsye të mëdha për festën e mrekullueshme brenda familjes. Krahas fotove të publikuara ajo tregoi se familja u mblodh për festimin e 5- vjetori të lindjes së princeshës së saj, bashkimin me bashkëshortin  dhe gjithashtu zbuloi dramën familjare  pasi i ati u përball me një sëmundje të rëndë.

“Jam e bindur se nuk do gjej dot fjalët e duhura për të përshkruar mbrëmjen e djeshme! Të ftuar njerëz që mi do shpirti për të festuar 3 festa. Princesha jonë e vockël u bë 5 vjeç. 5 vjet që na dhuron dashuri pa kushte. Kjo ditëlindje ishte akoma dhe me e bukur duke u festuar bashkarisht ashtu si unë e kisha ëndërruar, që nga dita që ti linde… Dhe festa e tretë i dedikohet njeriut më të fortë që unë kam njohur, atij që më dhuroi përpos jetës dhe mësimet më të rëndësishme, si të luftoj dhe të dashuroj në të njëjtën kohe! Mbreti im, dashuria ime më e madhe, babai, i  cili ashtu si në profesion luftarak , luftoi dhe mundi këtë vit një sëmundje që doktorët na dhanë jo shumë shpresë! Të gjithë sëbashku, duke ndjekur me endje fjalimet sa naive dhe shumë të zgjuara të princeshës sonë shijuam gjithçka” – shkruan Rezarta në postimin e saj.