MOS U HABISNI/ Këto gabime “make up- i” po ju çojnë gjithë punën dëm (FOTO) – AlpeGossip
MOS U HABISNI/ Këto gabime “make up- i” po ju çojnë gjithë punën dëm (FOTO)

MOS U HABISNI/ Këto gabime “make up- i” po ju çojnë gjithë punën dëm (FOTO)

Mesa duket njohuritë kur vjen puna tek grimi nuk paskan të sosur. Ndaj sot po ju tregojmë 3 gabime make up- i në dukje të parëndësishme që në fakt ju çojnë gjithë punën dëm.

Buzëkuqi mat

Asnjëherë mos e aplikoni një buzëkuq mat mbi buzë të thata. Qëllimi e tij është të thahet, dhe në rastin e aplikimit mbi buzë të thata ai mund të plasaritet. Për të shmangur plasaritjen hidratoni gjithmonë buzët para aplikimit të buzëkuqit.

Qerpikët false

 

Qëllimi i qerpikëve falsë është të duken natyralë, jo të ulërasin që janë të vënë. Kështu që kur vjen puna tek ngjitja e qerpikëve falsë provizorë, përpiquni të përdorni sa më pak ngjitës për të mos rënë shumë në sy.

Ruajtja

 

Pjesa më e madhe nga ne i mbajnë produktet kozmetike në dhomë ose në tualet. Duhet të dini që vajërat natyralë dhe dylli mund të shkatërrohen nga ekspozimi në temperatura të larta. Ndërsa kremrat, buzëkuqët, parfumet dhe maskat, e mira është që të mbahen në frigorifer.