SHERRI Blunt-Ledri/ Pas shumë ofendimesh, vjen i rradhës: O p*** dil se jemi te dera, do të… (VIDEO+FOTO) – AlpeGossip
SHERRI Blunt-Ledri/ Pas shumë ofendimesh, vjen i rradhës: O p*** dil se jemi te dera, do të… (VIDEO+FOTO)

SHERRI Blunt-Ledri/ Pas shumë ofendimesh, vjen i rradhës: O p*** dil se jemi te dera, do të… (VIDEO+FOTO)

Shoqëria e tyre u kthye në armiqësi! Dikur Dj Blunt e Real 1 ishin shokë me Ledrin dhe me siguri të gjithë e mbani mend bashkëpunimin e tyre të suksesshëm “Nëse m’don ti”, por sot gjithçka është ndryshe. Dyshja Dj Blunt dhe Real 1 kanë postuar një seri videosh në Instastory ku kanë ofenduar rëndë dy shokët Ledri Vulën dhe Gjikon.

Sipas Blunt, gjithçka ka nisur kur ai dhe Real 1 kanë qenë gati duke publikuar këngën “Nëse m’don ti”. Ai shpjegon se pak para publikimit, Vula u ka kërkuar atyre që të bëjë remix-in e këngës. Ai tregon se Ledri është zhdukur dhe nuk ka treguar respekt ndaj tyre dhe e ka akuzuar më tej reperin se kur ka qenë me ta, ka sharë të gjithë miqtë tij të tanishëm, si Lumi B.

Në videot e shumta të postuara në Instagram Blunti dhe Real 1 e shajnë rëndë Ledrin duke e cilësuar si k***ë, hipokrit dhe mosmirënjohës.

Ditën e djeshme rreperi Gjiko së bashku me Faton Shoshin, menaxherin njëkohësisht dhe ish i dashuri i Era Istrefit i kanë shkuar te dera e shtëpisë Dj Blund. Faton Shoshi ka publikuar në Instastory, video të Gjikos teksa ndodhet në pallatin e Dj Blunt, por ky i fundit nuk i ka hapur as derën.

Duket sikur Fatoni nuk është mjaftuar me kaq, sot i ka shkuar Real1 te dera e shtëpisë me një grup me cuna dhe këtë e poston në InstaStory duke e shoqëruar me sharja ” dil te dera p***.

Ledri nga ana tjetër duket sikur se ka çarë kokën fare me këtë situatë, por kështu si ka nisur puna midis Fatonit, Gjikos dhe Dj Blunt dhe Real 1 do të plasi sherri keq fare./AlpeNews.al/