“NDARJE E DHIMBSHME…”/ Sokol Balla humb njeriun më të shtrenjtë në jetën e tij – AlpeGossip
“NDARJE E DHIMBSHME…”/ Sokol Balla humb njeriun më të shtrenjtë në jetën e tij

“NDARJE E DHIMBSHME…”/ Sokol Balla humb njeriun më të shtrenjtë në jetën e tij

Një nga kameramanët me të njohur, njëherazi dhe babai i gazetarit të njohur, Sokol Balla, Lulzim Balla ka humbur dje jetën në moshën 73-vjeçare.

Balla ka ndarë në rrjetet sociale këtë lajm duke treguar dhe se si ishte kjo ikje për të duke shkruar: “Ndarja me babain, e dhimbshme dhe e qetë. Faleminderit për atë që bëri për mua. Nëse mendoni se kam diçka të mirë, ju siguroj e kam prej tij. Sa për vizitat: Është kohë pandemie. Jam i sigurt që Lul Balla do jetë në lutjet tuaja në distancë. Të gjallët takohen edhe më vonë. Të ruajmë distancën fizike, rëndësi ka afërsia shpirtërore”.

Babai i Sokol Ballës vuante prej vitesh nga një sëmundje e rëndë. Sonte në mbrëmje gazetari u shfaq në emision me një kostum të zi në shenjë zie për humbjen e të atit, duke mos e fshehur vështirësinë e një momenti kaq delikat në jetën e tij.