“NXJERRIN HELM, MLLEF”/ Xhensila flet për herë të parë për komentet negative dhe ka një përgjigje për të gjithë – AlpeGossip
“NXJERRIN HELM, MLLEF”/ Xhensila flet për herë të parë për komentet negative dhe ka një përgjigje për të gjithë

“NXJERRIN HELM, MLLEF”/ Xhensila flet për herë të parë për komentet negative dhe ka një përgjigje për të gjithë

E ftuar mbrëmjen e djeshme në “A Live Night”, Xhensila Myrtezaj u ndal dhe te komentet negative që qarkullojnë shpesh në rrjet. Këngëtarja u shpreh se njerëz që fshihen pas një ekrani nxjerrin mllefet e tyre pa ditur asgjë rreth jetës tënde.

'Nxjerrin helm, mllef', Xhensila flet për herë të

Ajo shtoi se kjo është një sëmundje e keqe, por që në fund do vrasë vetë ata kur ta kuptojnë se në çfarë mostrash janë kthyer.

'Nxjerrin helm, mllef', Xhensila flet për herë të

“Fama ka ardhur gradualisht. Ishte e pashmangshme, nga momenti që u bëra botë e artit dhe muzikës, sigurisht do bëhesha pjesë e showbizit. Me dëshirën time, pa dëshirën time, u ndodha në një situatë që jo çdo herë dua ta jetoj dhe ta kem në jetën time. Ka të mirat dhe të këqijat e veta. Jetojmë në një moment që gjithkush ka mundësinë që të shprehë mendimin e tij jo ballë përballe, por pas një telefoni ku nxjerr mllefin, pjesën toksike, helmet e tij, pa ditur fare për jetën tënde dhe çfarë bën ti. Pa ditur fare sa ke sakrifikuar për të qenë aty, pa ditur parimet e tua, thjesht shkruan dhe më e keqja është sesi këta njerëz knaqen me këtë gjë, është diabolike do e quaja. Është sëmundje që duhet shëruar me patjetër.  Nuk na vret neve, më shumë sesa ka për t’i vrarë ata në të ardhmen, kur të kuptojnë se në çfarë mostrash janë kthyer”, tha Xhensila.

'Nxjerrin helm, mllef', Xhensila flet për herë të

'Nxjerrin helm, mllef', Xhensila flet për herë të

'Nxjerrin helm, mllef', Xhensila flet për herë të

'Nxjerrin helm, mllef', Xhensila flet për herë të