Sot, moderatorja Klea Huta feston 27-vjetorin e saj të lindjes dhe kjo është ditëlindja e parë që e ka gjetur atë nënë.
Në rrjete sociale nuk ka munguar urimi i partnerit të saj të jetës, Elgitit, i cili shkruante fjalët më të ëmbla krahas pozës së bashku.
“Gezuar ditelindjen grua&mami me e mrekullueshme ne bote ,te duam un dhe Kridi ”- ishin fjalët e tij.
Këtë ditë speciale, Klea mendoi t’i bëjë edhe një “dhuratë” të këndshme ndjekësve të saj.
Moderatorja ka publikuar pak minuta më parë tre fotot më të ëmbla e domethënëse të jetës së saj në kohën kur ishte çift me Elgitit, kur u martuan dhe kur u bënë prindër të Krid.
“Jeta jonë në tre foto. Ç’mund t’i kërkoja Zotit më shumë?”- shkruhet në video të cilën Klea e shoqëron me teksin e këngës:
“Une & Ti erdhem nga endrrat ne jete,
Duke mposhtur stuhite e rrufete
Dhe mbollem nje rreze diku
Te shkelqeje sot nje diell i vertete!
@elgitdoda 🤍 #happybirthdaytome“