Historia Elvanes dhe Florit është një ndër temat më të përfoluara në mediat rozë dhe arsyeja më e madhe është se çifti asnjëherë nuk i konfimuar lajmet. Të dy këngëtarët folën në publik me mesazhe indirekte dhe pas ndarjes situata vazhdoi po njësoj. Prej më shumë se dy vitesh të dy artistët kanë shkëputur çdo kontakt dhe i vetmi detaj që beri gjithë fansat “konfuz” ishin këngët që i kushtonin njërit tjetrit dhe mesazhet midis tyre.
Pas ngjarjes së ndodhur në bllok para dy muajsh të gjithk morëm vesh se Elvana prej një viti bashkëjetonte me të fejuarin dhe shprsat për një rikthim me Flor Mumajesin na “u shuan”.
Me siguri këto dy detaje iu kanë shpëtuar pasi historia e tyre e dashurisë mbaroi të kanë vetëm mirënjohje për njëri tjetrin.
Ndërkohë që Elvana zgjodhi ta thoshte publikisht, Flori preferoi t’ia kthente mirënjohjen jo në mënyrë direkte. Ishte kënga “Plas” dhe “Ja ke bo vetes” që vulosi çdo dyshim që kishim.
Në një pjesë të këngës “Plas”, Flori i kthen përgjigjen Elvanës duke i thënë se mirënjohjen e tij do e kishte përjetsisht.
“E ke mirenjohjen time perjetesisht
Mesova une te ndjej njesoj si ti
Kam jetuar, kok e kemb dashuruar…“
Ndërkohë iu kujtojm deklaratën e e Elvanës në emisionin e Ermalit.
“Unë i jam shumë mirënjohëse Florit për gjithçka. Nuk do të ndryshojë asnjëherë, jam rritur e formuar artistikisht, kam mësuar shumë. Ne të dy për aq vite sa kemi punuar, kemi bërë revolucion në muzikën shqiptare si në performancë, si në stil… unë jam rritur, jam formuar artistikisht dhe kam mësuar shumë prej ti. Unë nuk i harroj kurrë rrënjët e mia”
Koiçidencë?! E kush besoj tek kjo, që të besojmë edhe ne…fundja!
Përgatiti: AlpeNews.al