U HABIT NGA AJO QË I NDODHI NË TAJLANDË/ Trejsi Sejdini bëri këtë GAFË që mund të ketë mërzitur shumë persona (FOTO) – AlpeGossip
U HABIT NGA AJO QË I NDODHI NË TAJLANDË/ Trejsi Sejdini bëri këtë GAFË që mund të ketë mërzitur shumë persona (FOTO)

U HABIT NGA AJO QË I NDODHI NË TAJLANDË/ Trejsi Sejdini bëri këtë GAFË që mund të ketë mërzitur shumë persona (FOTO)

Teksa pritet që të përfaqësojë Shqipërinë në eventin e bukurisë “Miss Universe”, që do të mbahet më 16 dhjetor në Bankok, Tajlandë, Trejsi ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja.

Portali spanjoll “E” shkruan se 18-vjeçarja është një balerinë ekzotike që kërcen pothuajse e zhveshur dhe se është e dashura e një mafiozi shqiptar. Këto lajme së bashku me bukurinë e saj bënë që Trejsi menjëherë të pritej ngrohtë në Tajlandë aty ku ka fituar shumë fansa dhe kjo duket fare mirë në rrjetet sociale.

Së fundmi ajo ka publikuar një mesazh të një fansi i cili i tregon një sekret, surprizën që kanë përgatitur fansat për të.

Bëhet fjalë për 14 flamuj shqiptarë të mëdhenj, fjala “Albanian” e shkruar me drita led dhe shumë fansa që e presin për fazën parapkratë të kompeticionit. Pra Trejsi do ketë një numër të madh fansash dhe detajet shqiptare nuk do të mungojnë. Mirëpo ajo bëri një gabim që ndoshta mund t’ju ketë shpëtuar. Aty ku përmendi fansat tajlandezë, në vend që të vendoste flamurin e Tajlandës, ka vendosur atë të Egjiptit.