Aureta Thomollari është një blogere shqiptare, e njohur edhe në vendin ku jeton, në SHBA.
Ndryshe nga blogeret që mund të keni dëgjuar së fundmi, Aureta ka nisur blogun e saj që në vitin 2009, ndërsa ka aftësi të shkëlqyera për të shprehur dashurinë e saj për artin dhe modën në profilin e saj në “Instagram”.
Madje ajo doli finaliste në listën e “Instagrammer” të Vitit, në 2016-n.
Nëse hyni në profilin e saj të “Instagram”-it do të shikoni një larmishmëri postimesh, nga ato me udhëtime, të veshjes apo edhe të detajeve që tërheqin syrin e saj.
Ajo që na tërhoqi së fundmi vëmendjen ishte postimi i saj, ku shfaqej e veshur me një fustan aq të tejdukshëm në pjesën e sipërme, sa dallohet edhe gjoksi.
Aureta ka pozuar me fustanin e markës “Sukeina”, që kushton 1.750 dollarë, në rrugët e Nju-Jorkut, ku si aksesor mban unazat dhe syzet e diellit.
“Doli dielli, Nju-Jork”, shkruan në gjuhën angleze blogerja.
/icon