PAS DISA VITESH MUNGESË/ Këngëtarja shqiptare rikthehet më në formë se kurrë në videoklipin e ri – AlpeGossip
PAS DISA VITESH MUNGESË/ Këngëtarja shqiptare rikthehet më në formë se kurrë në videoklipin e ri

PAS DISA VITESH MUNGESË/ Këngëtarja shqiptare rikthehet më në formë se kurrë në videoklipin e ri

Linda Halimi prej disa vitesh është shkëputur nga skena muzikore shqiptare, duke qenë se për momentin jeton në Amerikë. Për herë të fundit ajo është shfaqur në skenën e ‘RTSH’ si pjesëmarrëse dhe fituese për prezantimin e Shqipërisë në ‘Eurovision’.

Megjithatë gjatë kësaj kohës që nuk është ngjitur në skenë, Linda ka publikuar në ‘Youtube’ ‘cover’ këngësh dhe audio. Por duket se tashmë ajo ka vendosur të rikthehet fuqishëm me një videoklip të ri.

Bëhët fjalë për këngën ‘Murda’, të cilën këngëtarja e ka publikuar më parë në versionin ‘audio’. Në prapaskenat e xhirimeve Linda duket në formë si kurrë më parë dhe plot energji për një rikthim në tregun muzikor.